BallinaAktualitetVIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për 23 persona të plagosur....

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm në Turqi, raportohet për 23 persona të plagosur. Shembet edhe një ndërtesë

spot_img
spot_img

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë mbrëmjen e të enjtes, raporton “Sabah”

Tërmeti 5.3 shkallë Rihter ka goditur qytetin Malatya, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se janë plagosur 23 qytetarë.

Ndërkohë është shembur një objekt i braktisur, ndërsa kanë pësuar dëmtime edhe dy ndërtesa të tjera.

“Në tërmetin me magnitudë 5.3 balla në Yeşilyurt, Malatya: 23 qytetarë, përfshirë 22 në Malatya dhe 1 në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose hedhjes nga lart.

Gjithsej 21 ambulanca dhe 7 ekipe të Shërbimit Mjekësor u vendosën në rajonin e prekur nga tërmeti, duke përfshirë 14 ambulanca dhe 3 ekipe nga Malatya, 3 ekipe nga Adıyaman, 2 ambulanca dhe 1 ekip nga Kahramanmaraş dhe 5 ambulanca nga Diyarbakır. Trajtimi i pacientëve po vazhdon. I uroj shërim të shpejtë”, tha ministri.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular