BallinaAktualitetNga arrestimi, tek "perfeksionimi" i skemës/ Si arriti "super" mashtruesi Indrit Aliu...

Nga arrestimi, tek “perfeksionimi” i skemës/ Si arriti “super” mashtruesi Indrit Aliu të vidhte miliona nga biznesmenët

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës vuri sot në pranga Indrit Aliun, 39-vjeç, i cili akuzohet se përmes mashtrimit kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, duke i premtuar tendera në Ministrinë i Infrastrukturës.

Ka qenë një biznesmen që ka bërë kallëzim në polici, pasi kishte kuptuar se ishte mashtruar nga 39-vjeçari, që çoi në pranga Aliun.

Indrit Aliu ka rreth 2 vite që ka dalë nga burgu, pasi u dënua në vitin 2011 me 10 vite heqje lirie për të njëjtën vepër penale, ndërsa këtë herë kishte vendosur ta bënte më “zyrtar” profesionin e tij, duke hapur edhe një zyrë ku joshte viktimat.

Si u arrestua në atë kohë “super mashtruesi” Indrit Aliu?

Indrit Aliu u arrestua në nëntor të vitit 2009 në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim pas dhjetëra kallëzimeve në emër të tij në Prokurorinë e Tiranës nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve në total Aliu u kishte “zhvatur” rreth 4 milion euro. Gjykimi ndaj tij nisi në korrik të vitit 2010, pak muaj pasi u ekstradua nga shteti grek.

Pas 12 seancash gjyqësore, togat e zeza të Gjykatës së Tiranës i dhanë fund gjykimit të Aliut, duke e deklaruar atë fajtor për veprën penale të “mashtrimit me pasojë të rënda”.

Gjykata e dënoi Aliun me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të tij me kohë të shkurtuar, në masën përfundimtare ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit.

Aliu kishte një skemë krejt të veçantë në mashtrimin e tij. Në 24.9.2008, ai ka regjistruar në QKR shoqërinë “Dejs&Partners Consulting”, ku ishte ortaku i vetëm.

Objekti i kësaj shoqërie ishte “konsulenca juridike dhe fiskale për individët dhe shoqëritë tregtare, si dhe te gjitha aktivitetet që lidhen me fushën e ndërtimit”. Për dy vite me radhë, nën emrin e kësaj shoqërie, Aliu ka hartuar kontrata me shoqëri të ndryshme sipërmarrëse për kryerjen e punimeve të ndryshme ndërtimore nëpër Shqipëri.

Por, sipas Prokurorisë, pasi merrte pagesa nga këto shoqëri në formën e sigurimit të kontratës, ai nuk i ka likuiduar ato më pas për punimet e kryera.

Sipas Prokurorisë, për t’u dukur i besueshëm dhe se përfaqësonte një shoqëri serioze, Aliu ishte shfaqur në programe televizive, kishte sponsorizuar emisione, pretendonte se kishte njohje të shumta në institucionet shtetërore dhe se në zyrë mbante foto me figura të njohura publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular