Deputetja e PD-së Flutura Açka i kërkon Presidentit të Republikës Bajram Begaj të mos e dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave pas ndryshimeve të bëra nga maxhoranca socialiste.
Më anë të një letre, Açka shprehet se është një ligj që na njollos të gjithëve dhe se Akademia është e akademikëve dhe jo e politikëve.
“Një ligj që na njollos të gjithë
Akademia është e akademikëve jo e politikëve 📚
Letër Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj për të mos e dekretuar projektligjin 69/2023 mbi “Disa shtesa në ligjin 53/2019 të Akademisë së Shkencave në RSH.” 1 gusht 2023
Mbi projektligjin klandestin me të cilën skuadra puniste e shumicës socialiste shkeli hapur Rregulloren e Parlamentit dhe Kushtetutën e RSH-së”, shkruan Açka.