BallinaKronikeEmri/ Organizoi vrasjen e kunatit të tij në Itali, arresohet në Lezhë...

Emri/ Organizoi vrasjen e kunatit të tij në Itali, arresohet në Lezhë 30-vjeçari

spot_img
spot_img

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet se organizoi vrasjen e kunatit të tij, Petrit Caka në Itali në vitin 2022.

Gëzim Gjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe do të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Ai dyshohet se bashkëpunoi me motrën e tij dhe një mik për kryerjen e krimit. 30-vjeçari u lokalizua nga uniformat blu në aksin rrugor Lezhë-Milot.

“Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë”, raportojnë uniformat blu.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e strukturave hetimore  dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. Gj., 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje.

Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.

Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Zbardhja e misterit të masakrimit me thikë të Petrit Cakës

Pas rreth 8 muajsh nga vrasja e Petrit Cakës, policia italiane ka arrestuar bashkëshorten tij si organizatoren e vrasjes, si dhe dy nga tre bashkëpunëtorët e saj.

Shqiptari Petrit Caka u gjet i vrarë më 13 dhjetor 2022 në banesën e tij në Rocca Priora, në Ital. Viktima u gjet me plagë në fytyrë dhe trup, të cilat ishin shkaktuar nga një thikë.

Sipas raportimeve nga ANSA, gruaja kishte thirrur të vëllanë dhe mikun e tij nga Shqipëria për të kryer krimin, në shenjë hakmarrjeje të viteve të keqtrajtimit dhe dhunës që bashkëshorti Petrit Caka kishte ushtruar ndaj saj.

Mësohet se autoritetet italiane, kanë firmosur urdhër arrest në burg për 4 shtetas shqiptarë, gruaja e viktimës, i vëllai, bashkëpunëtori dhe një djalë tjetër i cili është kujdesur për kthimin e vrasësve në Shqipëri, pasi u krye krimi.

Sipas hetimeve të kryera, vëllai dhe bashkëpunëtori në dhjetorin e vitit të kaluar kishin mbërritur në Itali nga Shqipëria, dhe tre ditë më vonë më 13 dhjetor, të dy dyshohet se kanë inskenuar grabitjen në shtëpinë e 49-vjeçarit dhe kanë vrarë me thikë Petrit Cakën.

Më pas dy autorët janë kthyer në Shqipëri duke u ndihmuar nga një bashkatdhetar tjetër.

Nëpërmjet pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, është bërë i mundur identifikimi autorëve si dhe mjetet të cilat kanë përdorur.

Gruaja e viktimës dhe 2 prej shqiptarëve janë ndaluar në Itali, ndërkohë i vëllai i saj është shpallur në kërkim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular