BallinaLifestyleNga planet për fëmijë të dytë, tek raporti me “rivalin” Luiz Ejlli,...

Nga planet për fëmijë të dytë, tek raporti me “rivalin” Luiz Ejlli, rrëfehet Olta Gixhari! Çfarë ia vuri “vulën” marrëdhënies mes dy ish-banorëve të BBV dhe përplasjet në sheshxhirimin e filmit

spot_img
spot_img

Olta Gixhari ditët e fundit ka realizuar një pyetësor me ndjekësit në rrjetet sociale, duke zbuluar më shumë si nga Big Brother, ashtu edhe nga jeta e saj private.

Aktorja e njohur Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli ishin ndër konkurrentët më të përfolur të “BBV”, teksa gjatë qëndrimit në këtë reality show dyshja u shndërruan në ‘armiq’ të betuar.

Mirëpo, pas daljes nga spektakli dy ish-banorët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi ata janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ndjekësit e saj në “Instagram”, ku një ndër ta e ka pyetur aktoren se a ka një miqësi me Luizin, ndërsa ka postuar një foto krahas këngëtarit ajo është përgjigjur “Jo”

Mesa duket, ish-banorët nuk shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka treguar më së miri vetë aktorja. Të gjithë e kujtojmë marrëdhënien e tensionuar që ata kishin brenda shtëpisë, çfarë u reflektua edhe në ditët e para jashtë lojës. Megjithatë dy personazhet u duk sikur bënë paqe, teksa ndanë rolet e tyre në film. Por duket se e vërteta është komplet ndryshe.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka vijuar edhe në shesh xhirim. Dy protagonistët, janë shfaqur shpesh herë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastës së aktorëve. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë është që në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit.

Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film. Si gjithmonë për personazhet si Olta Gixhari ka shumë kuriozitet mbi jetën, karrierën por edhe anën familjare.

Pyetja me e ‘freskët’ që i erdhi aktores ne “inboxin” e saj ishte: A do të bësh fëmija tjetër? Olta ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes duke thënë: “Sa shpesh ma bëni këtë pyetje, kur ta sjell zoti edhe unë e dua një bebe tjetër.

Aktorja dhe ishbanorja e Big Brother Vip 2, Olta Gixhari, ka treguar detaje në lidhje me rolin e saj në filmin që pritet të dalë së shpejti, ‘Në kuadër të dashurisë’.

Olta si aktore protagoniste ka treguar se mezi po pret ta shohë pasi nuk ka parë asnjë skenë deri tani, ku thekson se përjetimet kanë qenë të shumta pasi shesh-xhirimi është zona e saj e komfortit.

Ndër të tjera, Olta ka treguar edhe për puthjen që ka në skenë me partnerin e saj në film, Luiz Ejllin, ku ka treguar se di të ndajë mirë rolin e saj nga jeta e vërtetë. Por ndër të tjera aktorja ka pranuar se puthja në film ka qenë e sikletshme, ku citoi “Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”.

“Jam në zonën time të rehatisë, uroj të jetë bërë një punë e mirë. Kam qenë shumë e përkushtuar, ndoshta edhe më shumë se ç’duhet, sepse kam pasur frikën e faktit që vija menjëherë nga “Big Brother”, m’u desh t’i ndizja motorët më shumë. Megjithatë, mendoj se regjisori është i kënaqur dhe them se kemi bërë një punë të mirë. Nuk është shumë pranë meje, më është dashur të fokusohem, po këtu qëndron e bukura. Të arrish një karakter sikur e ke nën lëkurë, ai është suksesi më i madh.

Jonida është një vajzë e qetë që punon shumë, që e di se çfarë kërkon, me familje të shëndetshme dhe me ekonomi shumë të mirë. Deri këtu ngjan diku me mua, por mënyra e saj e sjelljes nuk është si imja, spontane. Ajo i do gjërat nën kontroll, t’i menaxhojë, është e tërhequr, është më diplomate se unë. Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim. Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”, u shpreh aktorja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular