BallinaKronikePlagosi gruan dhe djalin, 62-vjeçari mbyllet në banesë dhe qëllon me armë...

Plagosi gruan dhe djalin, 62-vjeçari mbyllet në banesë dhe qëllon me armë zjarri drejt policisë, s’pranon të dorëzohet! Ç’po ndodh në Maliq, në vendngjarje forcat RENEA

spot_img
spot_img

Një 62-vjeçar i armatosur është mbyllur brenda banesës së tij në Maliq dhe ka hapur zjarr në drejtim të policisë, duke mos pranuar të dorëzohet.

Mësohet se Ramiz Muçollari kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Në momentin që uniformat blu kanë shkuar në banesën e tij në fshatin Qesarakë, kryefamiljari ishte mbyllur në shtëpi dhe i armatosur.

Efektivët kanë rrethuar banesën dhe pavarësisht thirrjeve të informave blu për të dorëzuar, 62-vjeçari s’ka pranuar dhe vijon të qëllojë me armë në drejtim të tyre.

Në vendngjarje, kanë mbërritur edhe Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e Korçës, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me Ramiz Muçollarit ai të dorëzohet.

Sipas deklarimeve të marra familjarëve të tij, dyshohet se kryefamiljari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nuk dihet ende gjendja e nënë e bir, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular