Ramiz Muçollari është vrarë nga forcat speciale RENEA brenda banesës së tij në fshatin Qesarakë në Maliq paraditen e sotme (12 gusht).
62-vjeçari ishte izoluar në shtëpi dhe nuk iu bind thirrjeve të RENEA-s për t’u dorëzuar.
Pas ekzekutimit të kryefamiljarit, forcat RENEA u larguan nga vendngjarja.
Mësohet se mbrëmjen e së premtes (11 gusht) ai plagosi me mjet prerës gruan, Pëllumbesha Muçollari, dhe goditi djalin Kamber Muçollari, me mjet të fortë. Nënë e bir u dërguan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa kur policia ka shkuar tek banesa e 62-vjeçarit, ky i fundit ishte mbyllur brenda dhe ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve.
Në vendngjarje mbrërritën edhe forcat RENEA, që mëngjesin e sotëm arritën të futeshin brenda banesës dhe sipas policisë, ekzekutuan Ramiz Muçollarin gjatë shkëmbimit të zjarrit.