BallinaSportVIDEO/ Partizani “zgjohet” në fund, Roma fiton miqësoren në “Air Albania’

VIDEO/ Partizani “zgjohet” në fund, Roma fiton miqësoren në “Air Albania’

Roma triumfoi 2-1 në miqësoren e luajtur ndaj Partizanit në “Air Albania”. El Shaarawy zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të, me një parabol të bukur, me sferën që shkoi pas shpinës së Hoxhës.

Një top i humbur në mesfushë nga të kuqtë solli edhe golin e dytë të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho. Belotti u tregua i saktë para porte në minutën e 26-të, me një të djathtë tokazi.

Djemtë e Zekic provuan me forca të pakta, teksa në fundin e fraksionit të parë, Keko u pengua në zonë, por arbitri Xhaja nuk akordoi penallti, pavarësisht protestave.

Në të 60-tën, Belotti pati rastin për të thelluar avantazhin, sulmuesi italian bëri më të vështirën, duke mos gjetur rrjetën nga fare pranë portës.

 

 

Partizani fitoi penallti në minutën e 85-të, pas një kontakti Çelik-Cara. Cara mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke ngushtuar shifrat, ndërsa rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular