BallinaKronikeVinte nga Anglia, 30-vjeçari tenton të fusë në Shqipëri 100.460 paund! Si...

Vinte nga Anglia, 30-vjeçari tenton të fusë në Shqipëri 100.460 paund! Si u zbuluan paratë, ja ku i kishte futur

spot_img
spot_img

Një 30-vjeçari, i cili vinte nga Anglia, ka tentuar të fusë në Shqipër përmes Portit të Durrësit një shumë prej 100.460 paund.

I riu Diafet Palushi i kishte vendosur paratë e padeklaruara në çantë. Pas zbulimit të shumës së konsiderueshme të parave, ai është arrestuar nga uniformat blu.

“Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi”, njofton policia.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Operacione të njëpasnjëshme kundër krimeve kufitare.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fluksi 3”, i treti gjatë kësaj jave, për goditjen e tentativave për të futur para të padeklaruara, në vendit tonë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 100 460 paund. Arrestohet 30-vjeçari që vinte nga Anglia dhe tentonte t’i fuste paratë në Shqipëri, me çantë.

Gjatë kësaj jave, në këtë pkk u sekuestruan 204 230 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në vendin tonë, ilegalisht, me 2 autobusë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i zbatimit të masave shtesë të ndërmarra gjatë sezonit turistik 2023, për të rritur parametrat e sigurisë në këtë pkk, për t’iu ofruar qytetarëve, shërbim cilësor, etik dhe të shpejtë, si dhe për të parandaluar dhe për të goditur krimet kufitare, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativave për të futur para në vendit tonë, pa i deklaruar.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fluksi 3”, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. P., 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i cili vinte nga Anglia dhe kishte fshehur në çantën e dorës, 100 460 paund, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të burimit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular