Në fundjavë parashikohet mbizotërim i kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Metorologjik Ushtarak, ditën e dielë pritet të ketë reshje të dobta shiu, që do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit.
Ndërkohë valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Parashikimi i motit nga SHMU:
Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata. Moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.
Ditën e Diel reshje të dobta shiu do të jenë prezente në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s. Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.