BallinaAktualitetBujar Asqeriu mbush 67 vjeç, Leskaj: Njeri i madh, personalitet me karakter...

Bujar Asqeriu mbush 67 vjeç, Leskaj: Njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit

Nga BUjar Leskaj
Sot, më 13 gusht, aktori i madh, Artisti i merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit, artisti me rolet e të cilit janë rritur e formuar breza të tërë shqiptarësh, miku im, Bujar Asqeriu mbush 67 vjeç.
Me një karrierë mbi 50- vjeçare Bujar Asqeriu ka me dhjetëra role shumë të suksesshme në teatër e kinematografi. Në kinematografi ka shkëlqyer me kryerolin e tij, atë të Avni Rustemit, si edhe me dhjetëra role të tjera.
Me zërin e mrekullueshëm dhe me paraqitjen e tij skenike Bujar Asqeriu ka shkëlqyer me trupën e Teatrit Kombëtar edhe në skenën e teatrit Globe në Londër, ku luhen veprat e Shekspirit.
Gjatë gjithë jetës së tij artistike ai është karakterizuar jo vetëm nga talenti, por edhe nga puna, serioziteti, përkushtimi ndaj çdo roli, gjë që e ka bërë të jetë njëri nga aktorët më të mëdhenj në Panteonin e kinematografisë shqiptare.
Bujar Asqeriu nuk është vetëm një artist, një ikonë e skenës shqiptare, por edhe një intelektual dhe qytetar i devotshëm, që artin, talentin, fjalën, mendimin dhe angazhimin e tij e vuri në shërbim të Shqipërisë.
Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit, por ka qenë në oponencë me të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për artin!
I uroj Mjeshtrit edhe 100 vite të tjera, plot produktivitet në skenën shqiptare!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular