BallinaKryesoreFOTO/ Ndeshja historike e Egnatias ndaj Interit, zbuloni notat statistikore të lojtarëve...

FOTO/ Ndeshja historike e Egnatias ndaj Interit, zbuloni notat statistikore të lojtarëve të skuadrës rrogozhinase

Egnatia luajti sot një miqësore historike ndaj Interit, duke e përfunduar sfidën me një humbje 4-2 përballë zikaltërve. Por edhe pse e mundur, skuadra shqiptare doli me kokën lart pasi i bëri ballë ekipit vendas dhe tregoi edhe vlerat e saj. Sipas statistikave individuale të secilit lojtar në këtë sfidë, të përpiluara nga SOFASCORE, rezulton pa më të voglin dyshim se futbollisti me notën më të lartë mes atyre që luajtën sot ishte Alen Sherri. Gardiani e mbylli ndeshjen me notën 8,7, falë pritjeve të njëpasnjëshme që bëri në tentativat drejt portës së tij.  Por ndërkohë bie në sy se edhe lojtarët e fazës ofensive të rrogozhinasve e kanë mbyllur me notë të lartë ndeshjen, pasi Duamena, Paulauskas, Zejnullai dhe Fernando kanë marrë të gjithë notën 7 në bazë të statistikave që kanë regjistruar në këtë takim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular