Një mjet ka shpërthyer në flakë mesditën e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, automjeti tip ‘Range Rover’ është shkrumbuar i gjithi si pasojë e flakëve. Sakaq radhë e gjatë automjetesh është krijuar në autostradë, pasi është paralizuar trafiku. Nuk dihet gjendja e shoferit që ka qenë në mjetë, dhe nëse brenda ka pasur persona të tjerë. Po ashtu nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi.