BallinaAktualitetGazetari hedh dyshime të forta: Kush është miliarderi misterioz që fshihet pas...

Gazetari hedh dyshime të forta: Kush është miliarderi misterioz që fshihet pas kullës në Tiranë dhe çfarë e lidh me Olsi Ramën?

Kulla më e lartë që do ndërtohet në qendër të kryeqytetit ka bërë lëmsh politikën dhe opinionin publik.

Një nga pikëpyetjet më të mëdha është se interesat e kujt fshihen pas saj dhe kush është investitori i vërtetë.

Gazetari Besir Çollaku me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka ngritur dyshimin se një nga investitorët e Kullës jeton në Dubai dhe se ka hedhur 6 milionë euro si fillim.

Çollaku vijon më tej duke ngritur pyetjen se a ka lidhje ky miliarder misterioz me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit.

“A jeton në Dubai një nga investitorët e Kullës 64 kate që ka bërë lëmsh Tiranën?!

A ka hedhur ai së paku 6 milionë euro si fillim ?!

A ka shkuar në Dubai një nga investitorët për të mbyllur marrëveshjen e mundësuar kalimin e parave?!

A ka ky person i botës së dyshimtë aksione në disa kulla në Tiranë?!

A ka njohje Olsi Rama me njeriun misterioz miliarder në ekzil!?

Po Prokurori i Përgjithshëm a ka dijeni për historitë investuese të këtij grupi?!”, shkruan Çollaku.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular