BallinaKryesoreKruja e historisë dhe turizmit, zero investime në 30 vjet për aksin...

Kruja e historisë dhe turizmit, zero investime në 30 vjet për aksin e rrugës Fushë Krujë-Krujë. Ja dy arteriet e reja që duhen hapur..

Nga Sabah Sheta (Kryetar i degës së PD Krujë)
Kruja, ky qytet i historisë së Shqipërisë, një vend ku qindra mijëra turistë e vizitojnë në vit, shumë pranë Tiranës dhe Durrësit dy kryeqendrave të vendit, është lënë në harresë totale gjatë këtyre 30 viteve.
E paimagjinueshme është kjo indiferencë e institucioneve qendrore dhe lokale, për një qytet që flet shumë me historinë e tij, por premton shumë me të ardhmen. Kruja është një zonë ku zhvillimi i turizmit duhet pasur prioritet dhe mbështetja e institucioneve është detyrë, gjë që do ta kthente Krujën në destinaconin për agjenci turistike për të prenotuar dhe akomoduar mijëra turistë në bujtinat dhe hotelet e zonës!
Eshtë e turpshme që për të ardhur në Krujë ende duhet të ndjekësh gjurmën e rrugës automobilistike kohë e regjimit komunist. Rruga është bërë me një kalim në gjithë gjatësinë e saj dhe fal numrit të madh të automjeteve që qarkullon shpesh ndodh të jetë dhe burim aksidentesh edhe për faktin sepse njëri krah i rrugës është totalisht jashtë funksionit. Edhe pse në këto kushte të vështira të infrastrukturës rrugore në Krujë vijnë në vit rreth 500 mijë turistë dhe vuajnë rrugëtimin për afro 6 kilometra rrugë që quhet nacionale, por as për rrugë fshati nuk është!
Duke marrë shkas nga mosvënia dorë në rrugën kryesore për 30 vite, si dhe numri në rritje i turistëve vendas e veçanërisht të huaj që po vizitojnë Krujën dhe ndeshen me një trafik të rënduar, si kryetar i degës së PD Krujë, i bëj thirrje qeverisë dhe bashkisë të kthejnë sytë nga qyteti ynë, kjo perlë shqiptare, aty ku gjëmon historia dhe shqiptarizma, sepse Kruja është jo më shumë se 30 km nga Tirana 35 km nga porti kryesor i vendit, Durrësit dhe 20 km nga aeroporti i “Nënë Tereza”.
Asnjë justifikim nuk mund të ketë për këtë harresë që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet Krujës. Qyteti është në dorën e qytetarëve që të bëjnë vet investimet e tyre sepse këtu për ta shteti nuk ekziston. Taksat dhe votat iua duan krutanëve, por të orentojnë investimet drejt qytetit të tyre nuk kujtohen!. Krujës i duhen e shumta 25 km rrugë që të ketë 3 hyrje qyteti me qëllim që të zhvillohen dhe fshatrat të bëhen distinacione turistike e konkretisht; rruga Krujë-Fushë-Krujë 9 km, rruga Krujë Brret -Thumanë 6 km si dhe dhe rruga Krujë-Kërcaj- Nikël e cila është rreth 11 km.
Turizmi është e vetmja e ardhur për krutanët, sepse të gjitha institucionet shtetërore i ka hequr nga qyteti. Zhvillimi i agroturizmit në Krujë ka qenë thuajse i pamundur, e para e lidhur me mungesën e infrastrukturës rrugore, por edhe të krijimit të lehtësirave të tjera për banorët me qëllim për të investuar në turizëm të ardhurat e tyre të fituara në emigracioni dhe për të kthyer shtëpitë në bujtina, hapur të reja apo dhe mundësuar ngritjen e hoteleve për këtë qëllim! Kruja nuk ka ekzistuar për qeverinë dhe bashkinë, nuk ka asnjë lloj programi ndihme në këtë drejtim.
Zhvillimi i turizmit dhe agroturizmit në Krujë ka nevojë për mbështetje shumëdrejtimshe nga qeveria dhe bashkia, por edhe nëse nuk do të mund të kenë një program konkret ndihme tani shpejt, urgjente është ndërtimi i rrugës kryesore Fushë-Krujë-Krujë dhe hapja e dy akseve të tjera me qëllim që qindra mijëra vizitorë shumë pranë Tiranës, Rinasit dhe Durrësit të mund të vijnë shpejt në Krujën tonë historike dhe turistike ku do të gjejnë mikpritjen tradicionale siç dinë ta bëjnë krutanët.
Shpresojmë që ky apeli ynë të mos vazhdojë të bjerë në vesh të shurdhër!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular