BallinaKryesoreKullat dhe inceneratorët/Basha i përgjigjet Berishës: Harroje, nuk e fsheh dot më...

Kullat dhe inceneratorët/Basha i përgjigjet Berishës: Harroje, nuk e fsheh dot më bashkëpunimin me Ramën dhe Veliajn!

Kryetari i Partisë Demikratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur flakë për flakë Sali Berishës, i cili këtë mesditë nëpërmjet një shënimi në FB vazhdon ta akuzojë si “peng” jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të Sali Berishës. Basha nëpërmjet një statusi në faqen e tij në FB, ashtu siç po bën çdo ditë pas kallëzimit që PD i ka bërë në SPAK kullës pas TOB, ka denoncuar sërish pazaret mes Berishës dhe Ramës jo vetëm te kulla por edhe në shumë biznese të tjera. Reagimi i plotë i Bashës:

Reagimi i plotë:

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB. 

Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve.

Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular