Tedi Cara është padyshim lojtari më në formë te Partizani. Si të mos mjaftonin golat e shumtë në Europë, sulmuesi kavajas, gjeti rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë, edhe në miqësoren e luksit ndaj Romës.
Një gol që do ta mbajë mend gjatë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, Cara ndër të tjera u shpreh:
Ka pasur interesime nga klube, pa mbaruar Europën nuk mund të flasim, si unë dhe klubi. Mbasi të mbarojmë, do të ulemi me klubin dhe të vendosim si është më e mira. Jam i kënaqur edhe nëse qëndron, atë e di klubi”, përfundoi Cara.
PANORAMASPORT.AL