BallinaKronikeNjë vlonjat i dogji “Ferrarin” Noizy-t, zbulohet emri i këngëtarit që fshihet...

Një vlonjat i dogji “Ferrarin” Noizy-t, zbulohet emri i këngëtarit që fshihet pas ngjarjes. Ja çfarë i dëshmoi policisë

Një i ri nga Vlora është autori i zjarrvënies së makinës “Ferrari” të Noizy-t, i cili në dëshminë e tij ka thënë se është paguar 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar.

Sipas News24, i riu deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano.

Ai është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër.

Pas dëshmisë, këngëtari nga Lushnja Cllevio Serbiano që emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmetaj, ka deklaruar për policinë se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe se problemet me Noizyn i ka sheshuar kohë parë.

Edhe pse ka dhënë këtë dëshmi, Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular