BallinaKryesorePërveç Reformës në Drejtësi, çdo shpjegim tjetër mbytet nga korrupsioni

Përveç Reformës në Drejtësi, çdo shpjegim tjetër mbytet nga korrupsioni

Nga Red Varaku
Të gjithë zëdhënësit politikë dhe mediatikë të palëve të përfshira në Malin e Korrupsionit të Tiranës, të cilët tentojnë të zbërthejnë korrupsionin që fshihet pas kullës, çuditërisht nuk vendosin në ekuacion Reformën në Drejtësi.
Duke qenë se Reforma në Drejtësi është i vetmi instrument në duart e SHBA-ve për ndryshim politik në Shqipëri, heqja nga ekuacioni i Reformës në Drejtësi, si provokuesi real i krizës aktuale të establishmentit, ose është naivitet, ose është provë që dëshmon lidhjen me establishmentin e korruptuar të tranzicionit .
Nëse nuk e pranojmë se në kushtet e marrjes peng të demokracisë nga establishmenti, drejtësia është i vetmi mekanizëm që ka fuqinë të ndryshojë të gjithë aktorët dhe rrjedhën e ngjarjeve politike, atëherë duhet të pranojmë se projekti Amerikan për demokratizimin dhe më pas integrimin e Shqipërisë në BE ka dështuar.
Dështimi i projektit Amerikan për demokratizimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE do të thotë dorëzim dhe tërheqje e SHBA-ve nga Shqipëria, do të thotë fitore e Rusisë dhe agjentëve të tjerë anti-shqiptar.
A ka njeri me mend në kokë që pranon se tre derdimenë do të mund ta bllokojnë projektin Amerikan për demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë në BE ? Cila mendje me formim normal politik mund ta pranojë këtë?
Sigurisht, që dialektika politike e këtyre 32 viteve është një arsye e fortë për të qenë pesimist në lidhje me një ndryshim radikal të elitave, sepse një ndryshim i tillë nuk ndodhi as pas rënies së regjimit, po kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë ndryshim.
Fundja, demokratizimi i një vendi që për 45 vjet vuajti diktaturën më të egër komuniste nuk mund të bëhet brenda natës, sepse demokratizimi nuk është vetëm proces politik, mbi të gjitha ai është proces kulturor që mund të zgjasë gjithmonë në raport me zgjimin e vetëdijes së një populli të shtypur dhe të dhunuar barbarisht.
Por, të injektosh frikë dhe pesimimizëm në lidhje me një proces që ka 33 vite që ka filluar dhe nuk ndalet, pavarësisht pengesave të ngritura nga armiqtë e kombit shqiptar, në mos spekulim, është shërbim ndaj establishmentit të kapur që ka 33 vjet që tallet me këtë popull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular