Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në ishullin grek Salaminë.
Mediat greke bëjnë me dije se viktima rreth të 50-tave është gjetur i pajetë në banesë, ndërsa ka qenë i afërmi i tij i cili ka njoftuar autoritetet, ku ka deklaruar se e ka gjetur në oborr. Shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje pasi është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje të rëndë.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të krimit.