BallinaAktualitetVIDEO/Hera e tretë që viziton jugun e vendit, ish-kryeministri britanik Tony Blair...

VIDEO/Hera e tretë që viziton jugun e vendit, ish-kryeministri britanik Tony Blair mbërrin me helikopter në Himarë!

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka mbërritur në Shqipëri pasditen e sotme, duke zbarkuar me një helikopter ushtarak në qytetin e Himarës.

Në videon e mëposhtme, ish-kryeministri shihet teksa del nga helikopteri, i cili ulet në stadiumin e qytetit bregdetar, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.

Ende nuk dihen motivet e vizitës por nuk përjashtohet mundësia që Blair të ketë mbërritur në vendin tonë për pushime.

As nga pala shqiptare nuk ka asgjë të konfirmuar nëse ish-lideri britanik do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama në ditët në vijim.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë, pasi ai ka zgjedhur të kalojë pushimet në vend në vitin 2016 dhe në vitin 2021.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular