Në këto ditë të nxehta gushti, futbolli italian prodhon një lajm të papritur. Në mënyrë befasuese, Roberto Mancini largohet nga stoli i përfaqësues “azurre”. Me anë të një deklarate për mediat, FIGC bëri me dije se Mancini paraqiti mbrëmjen së shtunës dorëheqjen e tij me efekt të menjëhershëm, vendim që u pranua nga drejtuesit e Federatës. Ky lajm kapi të përgatitur të gjithë ambientin italian, pasi ky vendim vjen pak përpara dy sfidave kualifikuese në “Euro2024”, kundër Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës
![Italy](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/08/ITALY-600x334.jpg)
Mbyllet në këtë mënyrë një cikël me ulje ngritje, nga viti 2018 kur mori drejtimin e Italisë deri në 2023, 5 vite në krye të përfaqësueses italiane, një aventurë që arriti kulmin në 2020 duke u shpallur kampion Evrope brenda në Wembley. Pika më e ulët e kësaj rrugëtimi ishte mos prezenca në Botërorin e Katar. Menjëherë ka nisur dhe “gjuetia” e mediave italiane për të gjetur pasuesin e tij në krye të Italisë
Për momentin dy janë kandidatët më të fortë, Luciano Spalletti, ish trajnerit i Napolit, i papunë, dhe Antonio Conte, ish trajneri i Italisë, i pa punë fill pas largimin nga Tottenham.