Britania intercepton bombardues ruse në veri të Skocisë

0
265

Avionët RAF Typhoon kanë kapur bombarduesit rusë që fluturonin në veri të Skocisë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Kështu ka bërë me dije Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
“Luftëtarët Typhoon u përpoqën për të kapur dy bombardues patrullimi detar me rreze të gjatë veprimi rusë teksa kalonin tranzit pranë ishujve brenda zonës veriore të policisë ajrore të NATO-s”, shtoi qeveria.
Avionët e alarmit të reagimit të shpejtë të Mbretërisë së Bashkuar (QRA) u nisën nga RAF Lossiemouth në verilindje të Skocisë dhe dy bombarduesit rusë u monitoruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare ndërsa fluturonin në veri të MB.
Ministri për Forcat e Armatosura, James Heappey, tha se “ekuipazhet e RAF në Lossiemouth mbajnë në vëzhgim të vazhdueshëm hapësirën ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe janë gjithmonë të gatshëm të ndërmarrin veprime në një moment për të mbajtur vendin tonë të sigurt”.
Piloti kryesor i RAF Typhoon, i cili nuk u emërua nga Ministria e Mbrojtjes, shtoi se “është vërtet e kënaqshme të dimë se kemi qenë në gjendje të bëjmë një përgjim të suksesshëm, duke ruajtur integriteti e hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s”.
Pilotët e Mbretërisë së ashkuar nga RAF Lossiemouth kohët e fundit përfunduan një dislokim katër mujor për të udhëhequr misionin e policisë ajrore të NATO-s në Estoni, ku ata kapën 50 avionë rusë dhe fluturuan për një total prej më shumë se 500 orë.
Kjo nuk është hera e parë që avionët e reagimit të shpejtë të RAF përgjojnë avionë rusë pranë hapësirës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar – një aeroplan spiun rus u kap në veri të Skocisë në maj të këtij viti, megjithëse përgjime të tilla kanë ndodhur për shumë vite.