ltin Dervishi, 35-vjeç dhe vëllai i tij Ervis Dervishi 31-vjeç, të dy banues në Belsh, akuzohen se kanë kanosur 34-vjeçarin Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, i datëlindjes 31 shtator 1989, banues në fshatin Kajan të Belshit, për ti dhënë një shumë 200 mijë euro, që dyshohet se rridhte nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve.
Të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, por që më pas duket se pazaret janë prishur. Policia e Elbasanit informoi sot se paratë ishin përfituar nga trafiku i drogës.
“Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34-vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve”, njoftonte policia.
Personi i kërcënuar nga dy vëllezërit, i cili është nga fshati Kajan i Belshit, rezulton pronar i një aktiviteti biznesi në fushën e ndërtimit, me seli në Elbasan.