I ulur në karrige dhe i ekzekutuar me plumb pas koke! Mediat greke: Vrasësi jetoi me Aleksandër Zakën në shtëpi

0
444

Autoritetet greke kanë identifikuar dhe janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Zakës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në ishullin grek të Salamina pasditen e së shtunës (12 gusht). 50-vjeçari Aleksandër Zaka u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina pasditen e së shtunës.

Sipas informacioneve të protothema.gr, efektivët e policisë që po merren me rastin kanë arritur në përfundimin se pas vrasjes së 50-vjeçarit, i cili kishte një plagë plumbi në pjesën e pasme të kokës, ka shumë gjasa se vrasësi e ka pritur në shtëpi.

“Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. I dyshuari është në kërkim,”-bënë me dije nga Policia.

Teksa hetimet vazhdojnë, policia greke po punon për kapjen e vrasësit të shqiptarit. Viktima nuk rezulton me precendentë penal dhe se kishte rreth 15 vite pa ardhur në Shqipëri.