BallinaAktualitetNgjela: Ka ardhur koha që SPAK të godasë në sferat e larta!...

Ngjela: Ka ardhur koha që SPAK të godasë në sferat e larta! Së shtator goditje me spektër të gjerë

spot_img

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi sot se në shtator korrupsioni do të goditet me spektër të gjerë dhe jo vetëm majtas siç ka qenë deri tani.

Duke folur për zhvillimet e vjeshtës dhe nëse do ketë të tjera arrestime nga SPAK për korrupsion, Ngjela tha në News24 se ka ardhur koha që SPAK të godasë sferat e larta dhe operacionet juridike të shtatorit do përcaktojnë të ardhmen.

“Mendoj se ka ardhur koha që SPAK-u të godasë lart. Mendoj se ka ardhur koha që duhet të godasë në sferat e larta.

Deri tani ka goditur majtas. Unë ua kam thënë historinë dhe doktrinën pse goditet majtas. Goditet nga pushteti, s’mund të goditet nga opozita.

Do vejë nga korrupsioni B ose jo, se deri tani është në korrupsion A, unë mendoj se po. Do të shikojmë se çfarë operacionesh juridike do të kemi në shtator.

Nga shenjat e shtatorit do të nxjerrim të ardhmen e afërt. Korrupsioni do goditet me spektër të gjerë”, deklaroi Ngjela.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular