Pampuri: Musine Kokalari, një grua e fortë, e hijshme, e guximshme, dhe e palëkundur në qëndresën e saj kundër komunizmit

0
266
Nga Orjola Pampuri
Musine Kokalari, nje grua e forte, e hijshme, e guximshme, dhe e palekundur ne qendresen e saj kunder komunizmit.
Nuk ia doli te permbushe misionin e saj, por la figuren dhe shembullin e karakterit, te personalitetit te saj. Sado u godit, u denua, kurre nuk u lekund nga qendrimet e saj, nuk beri Kompromise Asnjehere me te keqen. Kjo eshte Fisnikeri.
Sa shume nevoje kemi sot per figura te tilla, sa shume nevoje ka ky vend per qendrestare te tilla, qofte edhe per te kuptuar e rivendosur ne vend kuptimin e fjales; nder e fisnikeri.
Gjatë gjyqit, në ato pak çaste që iu dha mundësia për të folur, tha:
“Unë s’jam fajtore.
Unë s’jam fashiste.
Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim!
Unë e dua vendin tim, edhe pse nuk jam komuniste.
Kam kulturë demokratike.
Unë jam nxënëse e të ndriturit Sami Frashëri.
Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem…
Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim.
Ju po më dënoni për idetë e mia.
Unë nuk kërkoj falje, sepse nuk kam bërë asnjë faj!
Ndonjehere duket sikur historia peresritet, edhe pse ne permasa te ndryshme, por metodat kane mbetur te njejtat, e fjalet e Musine Kokalarit ne gjyq jane nje pergjigje e denje edhe ndaj atyre qe sot lincojne, shantazhojne, shpifin vetem e vetem te te imponojne qendrimin e mendimin.
Sot me shume se kurre, duhen zonja si Musine Kokalari, koherente ne mendime, e te palekundura ne qendrime.