Një 18-vjeçare në Fier është shpallur e humbur prej 5 ditësh. E reja është denoncuar e zhdukur nga familja e saj, të cilët prej ditësh nuk kanë asnjë komunikim me të.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares.