BallinaAktualitetAleanca e krisur Berisha-Meta/Çfarë po ndodh me 'dashurinë' mes tyre?! A po...

Aleanca e krisur Berisha-Meta/Çfarë po ndodh me ‘dashurinë’ mes tyre?! A po i përçajnë kullat….

Të flasësh për ‘dashurinë’ e tyre është e kotë, sepse përmasat që ka kjo ‘dashuri’ sidomos kur bëhet fjalë për rastet kundër interesave të shqiptarëve, ia kalon dhe dashurisë tragjike të Romeos dhe Zhuljetës.

Por duket sikur edhe ‘dashuria’ e tyre e dëndur, më në fund është venitur.

Venitja e kësaj dashurie kishte kohë që jepte shenja, por po e fillojmë nga sot kur Sali Berisha dha një konferencë për shtyp.

Ndër të tjera Berisha u pyet nëse do të dalin në koalicion me Partinë e Lirisë në zgjedhjet e Kukësit, pas arrestimit të ish-kryetarit të kësaj bashkie Safet Gjici

Nëse do ishte para muajit qershori Berisha do të përgjigjej me zell të madh: Sigurisht, PL është aleati i jonë më i madh.

Por ai tregoj një mëdyshje të madhe, duke lënë pas dyshime të forta që Rithemelimi me PL do dalin më bashkë si koalicion nëpër zgjedhje.

‘Në bashkëpunim me aleatët po diskutohet dhe do vendoset, sapo të vendoset do ta komunikoj’, deklaroi Berisha.

Një tjetër arsye që ‘dashuria’ po venitet, duket se është edhe kulla që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

Ka kohë që në media po flitet se pas ndërtimit të kësaj kulle, ose siç është quajtur ndryshe ‘Mali i Tiranës’, fshihet Shkëlzen Berisha i biri i Saliut.

Si Saliu dhe Shkelzeni janë munduar të justifikohen se kjo nuk është e vërtetë, por i vetmi që nuk ka folur është miku i tyre Iliri, siç bën zakonisht kur interesat janë të përbashkëta.

Në asnjë dalje së fundmi, (edhe këto këto shumë të rralla), si të tijat edhe të bashkëshortes Monika Kryemadhi, ata nuk kanë folur për ‘Malin e Tiranës’, duke lënë të vetëm ‘mikun’ e tij në betejën për të pastruar emrin.

Lind pyetja: A do t’i dërgojnë më trëndafila njëri- tjetrit për ditëlindjen, apo ‘kulla’ ku luhen milionë dollarë do ti jap fund ‘dashurisë’ së tyre të dendur, por që duket do të ketë një fund të fendur?! Alfa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular