Milani është vënë në kërkim të një qëndërsulmuesi dhe duket se drejtuesit e klubit, amerikanët e Red Bird mendojnë se mund të gjejnë gjuhën e përbashkët me amerikanin e Chelseat, Todd Boehly për finalizimin e një operacioni të rëndësishëm.
Armando Broja projektohet drejt skuadrës milaneze që e kërkon sulmuesin shqiptar në formë huazimi. Nuk janë aftësitë e Brojës që nuk bindin Milanin për ta blerë kartonin e tij por dëmtimi i pësuar në muajin dhjetor.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Milani ka një korsi preferenciale në bisedimet me Chelsean nëse do të dëshirojë ta transferojë sulmuesin shkodran në “San Siro”.