Milani është në kërkim të një sulmuesi që e njeh mirë zonën e portës dhe në listë e kuqezinjve, është Armando Broja së bashku me Ekitiken e PSG-së. Duke parë se francezi kushton rreth 20 milionë euro për arkat e klubit kuqezi, drejtuesit kanë menduar një operacion më të lirë dhe Broja ishte opsioni i parë.
Drejtuesit synojnë që të marrin në huazim me të drejtë blerje sulmuesin e Kombëtares, duke parë edhe faktin se Broja vjen nga një dëmtim dhe për shkak të numrit të lartë të sulmuesve që ka Çelsi, për të do të ishte e vështirë të gjente hapësira.
Megjithatë, vetë drejtuesit e Çelsit nuk janë të kënaqur nga oferta e Milanit.
Mediat italiane raportojnë se përgjigja e londinezëve ka qenë negative dhe se Broja do të mbetet në Londër, të paktën edhe për disa ditë.
Deri në mbyllje të merkatos, Çelsi do të shohë çdo lëvizje të mundshme që mund të bëjë dhe nëse për Brojën nuk ka hapësirë dhe vjen një ofertë e mirë, atëherë mund të lejohet largimi i tij. PANORAMASPORT.AL