Startnews ka siguruar fotot e 5 të arrestuarve gjatë operacionit “PUNISHER 2”, të cilët u kapën me një sasi prej 11300 tabletash ekstazi
Të arrestuarit janë dy të rinj Prishtina dhe tre nga Tirana, mes tyre edhe një vajzë:
-Mithat Ramadani 30 vjeç, banues në Prishtinë;
-Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë ( aktivist i Lëvizja Vetëvendosje);
-Kalem Picari, 24 vjeç, banues në Tiranë;
-Ambra Myftari, 28 vjeçe, banues në Tiranë;
-Daniel Avdija 26 vjeç, banues në Tiranë;
Sipas policisë, 1300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg kanë vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
Me qëllim për të zbuluar grupin kriminal, agjentë të infiltruar të policisë blinin droge të grupi i të rinjve.
Mësohet se droga vinte në Shqipëri me linjë autobusi Prishtinë-Tiranë dhe të rinjtë që posedonin drogën prezantoheshin si pushues nga Kosova. Më pas ata lëviznin me makina të marrë me qira drejt zonave bregdetare, ku edhe shpërndahej lënda narkotike.