BallinaAktualitetIshin të dy në të njëjtin lokal, pasi dolën u konfliktuan. Detaje...

Ishin të dy në të njëjtin lokal, pasi dolën u konfliktuan. Detaje si ndodhi sherri në Bulqizë që i mori jetën 26-vjeçarit

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen në Bulqizë, ku viktimë mbeti 26-vjeçari Dritan Manjani. Sipas News24, krimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal deri në orët e vona.

Pasi kanë dalë nga lokali, ata janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë, ku edhe më pas krimi degjeneroi në vrasje.

Nuk dihen ende arsyet e sakta të krimit të rëndë, ku Dorjan Dema i mori jetën 26-vjeçarit Manjani. “Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular