Silvio Merkaj ka bërë sot debutimin e tij në klubin e Serisë B italiane, Sudtirol, për të cilin firmosi vetëm pak ditë më parë. Një debutim në ndeshje zyrtare që erdhi në Kupën e Italisë, në një sfidë të vështirë ndaj Sampdorias së drejtuar nga Andrea Pirlo.
Sulmuesi kishte bërë mirë me Virtus Entelën në edicionet e kaluara në Serinë C duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit dhe tashmë për të erdhi momenti që të tregojë vlerat një kategori më lart. Një ndryshim i plotë skenari kur mendon se në verën e kaluar, ai ishte pranë firmës me Partizanin, pasi të kuqtë insistuan për të afruar futbollistin.
PANORAMASPORT.AL