Luigi Soreca kthehet si ambassador i Bashkimit Evropian në Tiranë. Mësohet se Soreca rikthehet pas largimit të gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak.
Kujtojmë që Soreca ka qenë në këtë detyrë edhe gjatë viteve 2018-2022, ndërsa prej datës 1 shtator ai do të ridrejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë.