BallinaKryesoreProtesta në Himarë, reagon i revoltuar Kreshnik Çollaku: Berisha kandidoi një ushtar...

Protesta në Himarë, reagon i revoltuar Kreshnik Çollaku: Berisha kandidoi një ushtar të ‘Vorio Epirit’, grekët nuk na bëjnë dot presion

spot_img
spot_img

Çështja e Fredi Belerit ka nxitur mjaft reagime, pasi në protestën që u organizua pak ditë më parë ku kërkohej lirimi i tij nga burgu, morën pjesë edhe katër kryebashkiakë grekë. Deputeti Kreshnik Çollaku komentoi këtë organizim, dje në një intervistë televizive, nga ku theksoi se është e papranueshme që zyrtarët grekë të vijnë dhe t’i bëjnë presion drejtësisë shqiptare. Deputeti tha se i takon drejtësisë që të vendosë për Fredi Blerin dhe nëse ka blerë vota vendin duhet ta ketë në burg.”Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, edhe nga mbështetës të tij, e çuditshme prania e zyrtarëve grekë, katër kryebashkiakë shoqëruar me disa deklarata eurodeputetësh, ne grekët i kemi fqinj të mirë. Fqinj i mirë është ai që jep komanda vetëm në shtëpinë e vet. E papranueshme për një shtet tjetër që të lëshojnë ultimatume në një shtet që nuk është i tyre. Në këtë situatë çështja e Belerit është një çështje që i takon drejtësisë. Nëse është akuzuar me të drejtë vendin e ka në burg. Këtë se thotë as Rama, as rithemelimi dhe LSI, as kryebashkiakët, kjo i takon drejtësisë”, tha Çollaku. Sipas Çollakut është turp që është pranuar kandidimi i një figure si e Fredi Belerit strehuar nën ‘hijen’ e opozitës. Një koment e ka edhe për Sali Berishën, duke thënë se është hipokrizi që të flasësh natë e ditë për Kosovën, kur kandidon në Himarë një ushtar të ‘Vorio Epirit’.“Kemi kundërshtuar në mënyrë të qartë kandidaturën e Belerit nën hijen e opozitës. Nuk më ka interesuar shumë ca do bënte LSI,  e kam konsideruar gropë të thellë morale kandidimin e Belerit nga një pjesë e PD që quhet rëndomtë si Rithemelimi. Në raport me Peshkëpinë, ka pretendime se ka udhëhequr protesta ku kanë fyer simbolet shtetërore shqiptari, Beleri edhe në muajt e para të kandidimit, bënte fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit’. Një organizatë që pretendon territoret shqiptare që nga Vlora e Himara. Janë hipokrite, të pranosh një njeri që bën fushatë me flamurin e ‘Vorio Epirit’ dhe të flasësh nga mëngjesi në darkë për Kosovën. Himarën ja dorëzon një ushtari të “Vorio Epirit”, nënvizoi Çollaku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular