Manchester City, pasi fitoi për herë të parë Champions League, triumfon edhe në Superkupën e Evropës. Një sukses i vuajtur, që erdhi vetëm pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Manchester City e nisi shumë mirë ndeshjen, teksa e vuri në presion Sevilla-n. Grealish, Foden e të tjerë patën disa raste të mira, por portieri Bono dhe fati shpëtuan spanjollët nga pësimi i golit.
Në momentin më të mirë të anglezëve, vjen goli i Sevilla-s në minutën e 25-të. Acunha nga e djathta harkon në zonë dhe En Nesyri me kokë gjen cepin e portës. 0-1 për Sevilla-n dhe loja bëhet më interesante. Në fundin e pjesës së parë City kishte një shans të mirë për të barazuar, por nuk ia del.
Dhe kur nuk shënon, e pëson. Në 63′, Rodri kroson në zonë dhe talenti Palmer me kokë, nxjerr jashtë loje portierin e Sevilla-s. 1-1 dhe të besuarit e Pep Guardiolës marrin zemër edhe më shumë, teksa është Palmer që shfaqet sërish rrezikshëm me një gjuajtje me hark.
City nuk ndali sulmet deri në fund për të gjetur golin e fitores, por nuk erdhi, edhe pse krijoi disa raste të mira. Ndërsa Sevilla vetëm në një sulm të gjatë tentoi, por as ajo nuk ia doli. Mbyllet 1-1 dhe fituesi u vendos nga penalltitë, hera e parë që u aplikua në Superkupën e Evropës nëse ndeshja mbyllet në barazim.
Nga pika e bardhë e penalltisë, fati i buzëqeshi Manchester City-t, teksa i shënoi te pësta penallatitë, ndërsa Sevilla gaboi të fundit. Pep Guardiola barazon kështu Carlo Ancelottin në fitimin e Superkupave të Evropës, 2 herë me Barcelonën, 1 herë me Bayern dhe një herë me City-n