Ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiakun e Kukësit do të shkojë në koalicion. Berisha theksoi se Partia e Lirisë do të jetë pjesë e koalicionit, por shtoi se mund të zgjerohet duke u përfshirë edhe aleatë të tjerë.
“Ne do të shkojmë si koalicion, nuk ka diskutim ajo. Do krijohet ndonjë koalicion më i gjerë, kjo do të shihet.
Partia e Lirisë do të jetë në koalicion, e falënderoj shumë. Shpresoj që edhe aleatët e tjerë do ta mbështesin”, tha Berisha.