BallinaPolitikeArif Rexhmatit kthejani borxhin, ka mbështetuar të gjithë “jabanxhinjtë” nga Tirana për...

Arif Rexhmatit kthejani borxhin, ka mbështetuar të gjithë “jabanxhinjtë” nga Tirana për karrierë në Kukës

Teksa ditët kalojnë dhe në Kukës do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të skandalit “Gjici”, ende nuk ka dal ndonjë emër nga opozita, por as nga mazhoranca. Kur nga PS nuk ka as zhurmë (teksa ndër zë, thashethemet thonë që i është lënë në dorë një oligarku), në kampin opozitar ka nis të artikulohet një emër. Quhet Arif Rexhmati, në Kukës e njohin shumë mirë si një burrë zotni, të besës, i respektueshëm, drejtues dhe familjarë i mirë. Në fakt prej zgjedhjes së tij në krye të PD së Kukësit ndër emrat e parë që ndër kuksianë përmendej për Bashkinë ishte ai i Arif Rexhmatit. Për arsye të ndryshme konjukturale Arifi spostohej dhe nuk erdhi asnjëherë radha të provohej në përballje dhe jo emërohej. Nga viti 2014 z.Rexhmati është shefi i opozitës në Kukës, i pakompromis ndaj padrejtësive të pushtetit vendor dhe qendror. Duke mos qenë i shantazhueshëm, ai ka bërë më të mirën brenda mundësive për të qenë mbrurojë i padrejtësive të pushtetit ndaj Kukësit dhe kuksianëve. Të gjithë e dimë rezistencën e tij dhe stafit të tij drejtues në PD së bashku me demokratët e ndershëm kuksianë. Arif Rexhmati ka qenë pjesë e çdo fushate duke mbështetur çdo kandidat për bashkinë Kukës apo deputet prej themelimit të PD duke dhënë më të mirë që ata të fitonin. Edhe në zgjedhjet e 14 majit Arif Rexhmati nuk u bë pjesë e garës duke mos dëmtuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, (e fundja mirë bëri sepse Admir Sinamati ishte një individ potencial, një figurë e pakonsumuar në politikë dhe pse të mos provohej), por pas humbjes besoj që kësaj here, ndonëse do të jetë një garë e vështirë, shumë e vështirë, radha është e Arif Rexhmatit. Kësaj here i takon, ndaj nuk duhet penguar, por mbështetur. Kur ende nuk ka një konsensues, në bazë drejtues të seksioneve dhe grupseksioneve brenda Rithemelimit kanë propozuar Arif Rexhmatin si kandidat për kryetar të Bashkisë Kukës. E kur bazat e konsensusit kanë nisur ndër demokratë, lart, nuk duhet ta prishin këtë konsensues që po arrihet në terren.
Kur Arif Rexhmari, ka mbështetur çdo “jabanxhi” nga Tirana për karrierë në Kukës, përjashto Flamur Hoxhën (që e ka mbështetës dhe dashamirës), i cili jetën politike e ka bërë totalisht në opozitë, vetëm i ka dhënë partisë dhe jo marrë, të tjerët i kanë ndërtuar karrierat dhe përfitimet nga rezultati i marrë në vendlindje (Kukës) here-herë dhe jo të mirë, por ama kanë pasur poste në politikë dhe administratë. Emrat i dinë të gjithë në Kukës, i dimë dhe në Tiranë. Nuk besoj i shërben çështje të përmenden, por apeli është: Kthejani borxhin Arif Rexhmatit pasi disa herë i keni premtuar, por nuk ia keni mbajtur fjalën. Mina HYSA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular