Arrestimi i ish-zv.ministrit të Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit, Klodiana Lala: Këta mjekët që reagojnë si koshi pas të vjelave më bëjnë me dhimbje koke!

0
355

Gazetarja Klodiana Lala në një reagim në ‘Facebook’ i është përgjigjur reagimeve të mjekëve pas arrestimit të ish. zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit. Klodiana shkruan “Keta mjeket qe reagojne per koncesionin e sterilizimit tani (si koshi pas te vjelave) me bejne me dhimbje koke. Ku ishin keta “trima” qe heshten kur duhej reaguar?”.

Reagimi i plotë:

Keta mjeket qe reagojne per koncesionin e sterilizimit tani (si koshi pas te vjelave) me bejne me dhimbje koke. Ku ishin keta “trima” qe heshten kur duhej reaguar? Nje duzine prej tyre i kam telefonuar personalisht te flisnin per ceshtjen kur po pergatisja nje nga emisionet dhe te gjithe gjeten justifikime nga me bajatet, vetem qe te mos mbanin nje qendrim. Zerat qe reaguan nuk jane as sa gishtat e dores.

Ndersa Rjepaj qe sot eshte nen arrest, desh ma dha mikrofonin ne fytyre kur i drejtova pyetje teksa linte ambjentet e SPAK disa kohe me pare.