Në Maqellare të Dibrës qeveria dhe bashkia janë bërë bashkë për të ndërtuar një ujësjellës por që rrezikon ekzistencën e burimeve të ujërave të fshatit Kërçisht i Epërm. Por ky projekt nuk është pritur mirë nga banorët e kësaj zone pasi ky ujësjellës do të rrezikojë ekzistencën e burimeve të ujërave të këtij fshati. Banorët nuk janë kundër investimeve për furnizim me ujë, por projektet nuk mund të kryhen duke shkatërruar ekosistemin dhe burimet ujore, si dhe duke injoruar, pa bërë asnjë diskutim me ta.
Dhe nisur nga kjo burra, gra dhe vajza kanë dalë për të protestuar. Por Policia ka ushtruar dhunë madje dhe mbi gra, ndërsa disa prej të pranishëm në protestë janë marrë dhe me forcë nga forcat e rendit. Banorët nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa të mbrojnë burimet e ujit, me të cilët sigurojnë shum aspekte të jetës dhe i mbrojnë ato dhe si një pasuri shekullore që u përkasin gjithë dibranëve dhe jo vetëm. Denoncimin është bërë ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi në llogarinë e tij në Facebook.
DIbër/Banorët e Maqellarës në protestë, Xhemal Gjunkshi: Shterojnë ujin dhe dhunojnë njerëzit. Mos provokoni më dibranët
RELATED ARTICLES