EMRI/Kërcënoi me thikë shitësen dhe mori paratë, arrestohet 20-vjeçari që vodhi supermarketin në….

0
159

Arrestohet 20-vjeçari i cili vodhi një shumë lekesh në një supermarket në Korçë ditën e djeshme
Pas kontrolleve të intensifikuara të policisë në qytet, u arrit kapja e autorit Orges Munushtiri. 20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë.
Ai njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohej që mund të kryente edhe ngjarje të tjera si vjedhja e sotme. Ai hyri në supermarket dhe kërcënoi me thikë shitësen, e pasi mori paratë u largua.  Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan policinë për identifikimin e tij.