TMERR në Kuçovë, 37-vjeçari merr peng nënën dhe motrën dhe i kërcënon për 2 orë

0
168

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kuçovë, pasi mbajti peng për 2 orë në një nga dhomat e shtëpise nënën dhe motrën, duke i kërcënuar me thikë se do i vriste.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “11 Janari”, ku 37-vjeçari Gjergji Salla u arrestua vetëm pasi fqinjët e familjes njoftuan policinë, që arriti ta neutralizojë.

Mësohet se 37-vjecari është me probleme të shëndetit mendor dhe prej dy javesh refuzonte të pinte ilacet dhe ishte agresiv. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.