VIDEO/ Turqit në Qipro godasin automjetet e OKB-së, institucionet ndërkombëtare dënojnë sulmet

0
212

Automjetet e OKB-së janë sulmuar nga fadroma të turqve në Qipro. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, incidentet ndodhën mëngjesin e së premtes në zonën neutrale, pranë Pyla-s, mes turqve qipriotë dhe përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, të cilat u dënuan nga Nikosia, Athina, BE dhe UNFICYP.

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara u drejtuan në zonë për të bllokuar punimet e rrugës, të cilat përbëjnë shkelje të status quo-së. Aty u rrit tensioni, me grupe turqish qipriotë që sulmuan fizikisht disa burra të UNFICYP dhe dëmtuan automjetet e paqeruajtësve.

Në një deklaratë, UNFICYP dënoi sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së dhe dëmtimin e automjeteve të OKB-së nga individë nga pala qipriote turke këtë mëngjes.

“Një përpjekje për të krijuar një fakt të kryer”- thotë Ministria e Punëve të Jashtme Greke.

Sulmi i qipriotëve turq kundër forcave paqeruajtëse të OKB-së në Qipro dhe përpjekja sipas mediave greke e forcave okupuese për të krijuar një fakt të kryer në terren u dënua në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dënoi sulmet nga anëtarët e stafit të palës turke qipriote kundër anëtarëve të UNFICYP në mëngjes, duke shtuar se është në kontakt me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis dhe duke theksuar se prioritet është de-përshkallëzimi i tensioneve.