Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur dy turistë gjermanë.
Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të tunelit të Kardhiqit. Gjatë momentit të aksidentit dy turistët gjermanë ishin duke udhëtuar me një motoçikletë. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke sjellë përplasjen dhe plagosjen e dy turistëve. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë dërguar në spitalin e Sarandës dhe pritet të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.