Detaje të reja dalin nga vendimi prej 348 faqesh i firmosur nga gjykatësi Erjon Bami, i cili pranoi kërkesën e SPAK dhe dërgoi në qeli biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministrin e MSH, Klodian Rjepaj.
Në dosje thuhet se në QSUT ekzistonte një qendër sterilizimi e cila mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale dhe i plotësonte kriteret.
Por pavarësisht se qendra e sterilizimit ekzistonte, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj vendosi që të mos e vendosë në mos e vendoste në funksion, por i hapi dritën jeshile lidhjes së kontratës PPP me mikun e tij, Ilir Rrapaj.
“Në QSUT në vitit 2010-2011 është inauguruar një qendër sterilizimi, ndërkohë në vitin 2014 ministri Beqaj kishte marrë një shkresë nga drejtoresha e QSUT, Manastirliu për ta vënë në punë këtë qendër sterilizim, pasi kapaciteti i kësaj qendre mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.
Por pavarësisht se kjo qendër i plotësonte më së miri nevojat për ndërhyrje kirurgjikale, ministri i Shëndetësisë së kohës, Beqaj, që është duke u hetuar, s’e mori në konsideratë për ta vënë në punë këtë qendër sterilizimi, por i hapi dritës jeshile lidhjes së kontratës, partneritet privat dhe publik me një nga miqtë e tij, Rrapaj dhe një shtetas italian, Umbro Staccini.
Duhet theksuar se për këtë qendër sterilizimi ka pasur dhe një auditim nga KLSH që flet për një dëm të pariparueshëm që i është shkaktuar buxhetit, ndaj ishte kërkuar hetimi i zyrtarëve dhe ministrin Beqaj.
Me pak investim apo me përgatitjen e stafit mund të përdorej qendra moderne që ishte ngritur brenda QSUT-së, por Beqaj. Vendosi që të mbyllte sytë dhe të favorizonte kompaninë e Rapajt, për investimin me 100 milionë euro”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Nëse qendra ekzistuese e sterilizimit do ishte vendosur në punë kostot do ishin më të ulta dhe s’do kishte dëm në buxhetin e shtetit.
“Nëse do të ishte vënë në punë qendra e sterilizimit, kostoja do të ishte më e ulët dhe nuk do të kishte dëm në buxhetin e shtetit. Nisur nga këto argumente, është orientuar që të hetohet dhe ministri Beqaj. SPAK deri më tani nuk ka kërkuar masë sigurie për Beqajn”, shtoi gazetarja.