BallinaSportStarton Seria A, si ndikojnë ndryshimet në garën për titull. Ja tabloja...

Starton Seria A, si ndikojnë ndryshimet në garën për titull. Ja tabloja e pretendentëve

Një titull që vjen pas 33 vitesh duhet mbrojtur me mish e me shpirt. Me këtë qëllim do të nisë Napoli sezonin 2023-2024 të Serisë A, që do të nisë sot pikërisht me ndeshjen e kampionëve në fuqi ndaj Frozinones në 18:30.
Në ndjekje të tyre Milani, Interi e Juventusi, që nisen si zakonisht ndër pretendentet kryesore, ashtu si Lacio, Roma e Atalanta që janë gjithmonë aty.

E ndërkohë që favoritët mbeten të njëjtët, skuadrat kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë kësaj merkatoje.

Trajnerë që janë zëvendësuar, lojtarë të shitur dhe të blerë, organika të reja të formuara e kompeticione të tjera që variojnë për çdo klub, kanë paraqitur një garë për titull të larmishme dhe të paparashikueshme.

NAPOLI – Duhet ndryshim për konfirmimin Garsia duhet të konfirmojë gjithçka, duke filluar nga Kvaratskhelia e Osimheni, por duhet të mbajë në nivelin maksimal përqendrimin dhe motivimet. Kur ke barkun plot është më e vështirë dhe do të jetë më e vështirë të mbrojnë edhe pa Kimin. Francezi ka të drejtë: “Për t’u konfirmuar duhet ndryshuar”. Duhet të mësojë gjëra të reja.

INTERI – Merkato e vakët, por mesfushë titulli Merkatoja është e papërmbushur. Arnautoviç nuk mund të plotësojë boshllëkun e lënë nga Lukaku dhe Xheko, Shkriniar nuk ka ende një pasardhës në lartësinë e tij. Pas Fratezit e Kuadrados, Samarxhiç do të kishte formuar mesfushën më të fortë të Italisë. Mungon cilësia në përfundim dhe goditjet e tentuara në merkato përfunduan më shumë në shtyllë se në rrjetë. Skamaka, Lukaku… Por brumi që është, është brumë titulli.

MILAN – Baste të shumta, por mbrojtja… Dihet çfarë i ka hequr Tonali skuadrës, nuk dihet ende çfarë do t’i sjellin blerjet e reja. Mungon një zëvendësues për Zhirunë. Mbrojtja duket në vështirësi, nuk ka pasur një afrim me vlerë. Reijnders pëlqehet, Çukueze intrigon dhe mund t’i sjellë më shumë forcë dhe liri Leaos. Nëse Pioli fiton bastet e tij, Milani mund të ëndërrojë.

JUVENTUS – 4 ase dhe mungesa në Kupa Më pak gjigantë (Ronaldo, Di Maria), më shumë skuadër: është prova Alegri që tenton të luajë dhe të ushtrojë më shumë presion. Ka në dorë katër ase: mbrojtjen, të rinjtë, rikthimin e KiezaVlahoviç. Ka edhe një xhol që ngjall zili te konkurrenca: nuk do të lodhet nëpër kompeticionet europiane. Juvja është në vijën e parë të titullit dhe me Berardin do të ishte në “pole”.

LACIO – Dinamiku Rovela dhe idetë e Sarrit Të gjithë janë dakord që të largosh Milinkoviçin nga skuadra është si të heqësh një motor nga makineria. Por kujdes sepse tani Imobile është rikuperuar dhe ka një zëvendësues të denjë (Kastelanos). Rovela është lojtari dinamik që mungonte dhe Kamada intrigon: idetë e Sarrit duken gjithnjë e më shumë në lëkurën e lojtarëve. Lacio e ka nisur në vendin e dytë, po nëse është forcuar?

ROMA – Mou dhe pyka që mungon Ishte dhe ngelet Roma e Zhoze Murinjos që mbush “Olimpiko”-n dhe kënaq tifozët edhe nëse humbet. Auar mund ta ndihmojë për një mënyrë më të bukur loje, që nuk ka shkëlqyer asnjëherë dhe ka qenë konservative. Pavarësisht Paredesit, largimi i Matiçit do të peshojë. Për momentin mungon njeriugol dhe skuadra varet tepër nga dhuntitë e Dibalës.

ATALANTA – Gaspi dhe De Ketelare, sa intriguese Thonë që lojtarët e Atalantës funksionojnë vetëm me Gasperinin. Këtë herë ama Gaspi do të provojë të bëjë të funksionojnë lojtarët e të tjerëve. Sharl de Ketelare është basti më intrigues i kampionatit dhe nëse Skamaka përmirësohet dhe ka të njëjtin rendiment si Hjolund një vit më parë, Gasp dhe Atalanta do të ishin të lumtur.

NISLI GJINI-PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular