BallinaKronikeZbulohet një “shtëpi bari” në Berat, shoqërohen 5 persona. Njëri prej tyre...

Zbulohet një “shtëpi bari” në Berat, shoqërohen 5 persona. Njëri prej tyre dyshohet si pjesë e grupit kriminal që…

Zbulohet një shtëpi bari nē fshatin Pobrat në ish-komunën Kutalli në Dimal, Berat.

Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, tē cilët po merren nē pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, njëri prej tyre dyshohet si pjesë e grupit kriminal që kutivoi hashash në një karburant në Lushnjë, tek “Pushimi i shoferit”.

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.

Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular