BallinaKryesoreZgjedhjet në Kukës/ PD me një anëtar, përfaqësuesi ligjor kundër vendimit të...

Zgjedhjet në Kukës/ PD me një anëtar, përfaqësuesi ligjor kundër vendimit të KQZ-së: Do e ankimojmë! Qëllimi, të mbrojmë votat

Përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e KQZ-së ku PD do të përfaqësohet vetëm me 1 anëtar në zgjedhjet e 24 shtatorit për kryebashkiakun e Kukësit.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se “qëllimi i PD-së është të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD”.

“Unë nuk kam detyrën për të numëruar votat e PL-së nuk erdhëm këtu për të thënë se kush është partia më e madhe e opozitës. Qëllimi është zbatimi i ligjit. Keni në dispozicion edhe formulën juridike për të marrë rezultatin e votave. Ne do ta ankiojmë vendimmarrjen pasi është qëllimi ynë që të mbrojmë votat dhe ato të mbeten në PD. Kemi për qëllim mos transferimin e votave të demokratëve”, u shpreh ai.

Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ në zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Partia e Lirisë do të përfaqësohet me 2, ndërsa PD me 1 anëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular