BallinaSportNë pritje të Pavard, Inzaghi shijon dyshen Thuram-Martinez. Start perfekt i Inter...

Në pritje të Pavard, Inzaghi shijon dyshen Thuram-Martinez. Start perfekt i Inter në Serie A

“Jam i lumtur që drejtoj këtë skuadër”. Simone Inzaghi nuk e fshehu gëzimin e tij pas suksesit të pastër 0-2 në transfertë përballë Cagliari-t. Ekipi po funksionin si duhet, ndërsa afrimet e verës janë përshtatur shumë mirë me pjesën tjetër. Inzaghi mbetet në pritje të një dhurate të fundit, mbetet në pritje të Pavard, për të mbyllur këtë sesion të merkatos. Ky është një Inter ndryshe, mbi të gjitha në fazën sulmuese, pasi nuk janë më Lukaku dhe Dzeko, por Marcus Thuram, Sanchez dhe Arnautovic.

Në lidhje me Lukakun, Inzaghi theksoi se Roma ka bërë një goditje të shkëlqyer, por më shumë preferon të flas për Lautaro Martinez, kapitenin e tij që po kalon një moment të shkëlqyer. “Demi” realizoi sërish duke e dërguar në tre numrin e golave këtë sezon, po aq sa Osimhen dhe Giroud: “Lautaro ka ardhur gjithnjë në rritje në këto dy vitet e mia tek Inter”. Ashtu si Martinez, edhe Inter i ka bërë një nisje të shkëlqyer këtij sezoni, 2 ndeshje 6 pikë, 4 gola të shënuar asnjë i pësuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular